Haxhia Enca

Haxhia Enca, Москва, Россия

Адрес: Россия, Москва

Дата рождения: 19 октября 1996 (29 лет)

Enca, (ose ndryshe Ruensa Haxhia) lindi në Tirane në 19 .10. 1995 . FIlloi karrierën e saj në moshë shumë të vogël duke konkurruar nëpër festivale femijesh dhe talent show.Kjo ishte dhe koha ku ajo filloi te evidentohej për talentin e saj në këngë e interpretim dhe bukurinë e saj duke marrë keshtu që në moshë të herët epitetin “yll” .Daljet e saj të para në skenë kanë qënë në moshën 9 vjecare në spektakle si “Zërat e Rinj” , “Një këngë për ty” , “Promofestival” etj. Muzika ka qënë gjithmonë pasioni I saj më I madh ndaj ajo nuk mund ta linte me kaq; Enca ishte ndër të parat këngëtare shqiptare që këndonin “covers” për YouTube ,aty ajo fitoi nje audiencë te gjerë që e mbështeti për të ecur më tutje. Paralelisht me studimet e përgithshme ajo ndoqi edhe studimet për kanto (muzikë të lehtë). Pas pjesemarrjeve nëpër spektakle Enca vendosi te publikojë singëllin e saj të parë në qershor te vitit 2012.”The Best Of” një këngë e stilit r&b me një tekst që fliste për dashurinë ndaj muzikes. Menjëhere pas kësaj në gusht të po atij viti Enca publikoi dhe videokëngën e dytë “Kjo Vere” e cila pati një impakt të madh në publik. Edhe pse vetëm më këngët e saj të para ,ajo u evidentua për stilin e saj të vecantë duke krijuar një grup te madh admiruesish. Pas kësaj ajo ishte e ftuar në një këngë të albumit të Big Basta. Ne nëntor të 2012 ajo pati prezantimin e saj te parë në “Kënga Magjike”,në një bashkëpunim me Big Basta ku ajo u shfaq shumë me ndryshe,duke prezantuar anën e saj si rrepere,me një look tepër interesant dhe rebel. Nuk munguan paraqitjet e saj të shumta nëpër evente,televizione duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike. Në dhjetor të po këtij viti ajo realizoi një “remake “ (version të sajin) të këngës “All I ëant For Christmas is you” I cili u pëlqye shumë nga publiku. Duke ecur në hapa të sigurtë karriera e saj mori vrull. Në shkurt të vitit 2013 ajo u prezantua në Top Fest me baladën e saj të parë të stilit pop/rock të titulluar “Dua Të Jesh Ti” . Kjo u rendit në top 10 kenget më të suksesshme dhe të preferuara për publikun duke e shndërruar Encën në një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Nuk vonoi shumë dhe në qershor lancoi klipin e saj të tretë në rradhë “Jepe Tash”. Kënga u shndërrua menjëhere në Hit duke definuar edhe më shumë Encën si artiste. Në korrik u prezantua dhe në bashkëpunimin “Real Love” (njëkohësisht dhe single I saj I parë anglisht) ku ajo ishte e ftuar. Diskografia : "The Best Of" (2012) "Kjo Vere" (2012" "All That" Ft Big Basta (2012) "All I want for Christmas" remake (2012) "Dua Te Jesh Ti" (2013) "Jepe Tash" (2013) "Real Love" ft Ardit (2013) "E ke Rradhen Ti" (2013) "Baby Girl & Gangsta Boo" ft B Genius (2014) "Ishim ne" (2014) "Ata Nuk e din" ft Noizy (2014) "A Po t'Pelqen?" (2014)

  • Haxhia Enca, Москва, Россия, фотография 1

Еще девушки Москва

Каталкина Юлия

Россия, Москва

Дата рождения: 30 октября

Иванова Аксинья

Россия, Москва

Дата рождения: 20 ноября

Savickaya Christina

Россия, Москва

Дата рождения: 15 февраля

Красивая Ольга

Россия, Москва

Олефирова Виктория

Россия, Москва

Дата рождения: 7 декабря 1987 (37 лет)

Совостьянова Ксения

Россия, Москва

Донская Дарья

Россия, Москва

Дата рождения: 2 октября

Наверх